Select Page

– “Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora (e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?!”  Mos vallë kanë marrë ndonjë siguri këta idhujtarë, që i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin të vërtetën e Zotit, se nuk do të përfshihen nga ndëshkimi?! Le ta dinë ata se i pret ose ndëshkimi i Zotit, që do t’i përfshijë të gjithë dhe do t’i shfarosë, ose Ora e Kijametit, që do t’i gjejë në befasi.

Le të kenë frikë dhe të kthejnë rrugë këta të mjerë, se tashmë e kanë bërë hak ndëshkimin e Zotit. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë, se ndëshkimi i të Drejtit do të jetë i ashpër.