Select Page

Allahu i Madhëruar  i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:

– “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” – Kështu ndodh, sepse si njohuritë e tyre, ashtu edhe qëllimet e tyre janë të prishura dhe plot ligësi. Edhe sikur të mos ekzistonte asnjë pengesë, këshillat e dashamirësve dhe besimdrejtëve nuk do t’u sillnin asnjë dobi këtyre të padrejtëve kryeneçë.

Besimdrejtët i ftojnë vazhdimisht këta mendjemëdhenj, që janë të vetëkënaqur në botën e tyre, për të ndjekur rrugën e mbarë dhe për t’u ruajtur nga e liga. Megjithatë,  ata nuk përgjigjen, edhe pse besimdrejtët këmbëngulin në këtë ftesë bujare dhe nuk kërkojnë asnjë lloj shpërblimi prej tyre. Ata nuk ndikohen edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj fakti nga i madhi Zot.