– “Kur karvani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të lënë.”.” – Kur karvani u largua nga Egjipti dhe po i afrohej Palestinës, që prej së largu, Jakubi (a.s) ndjeu erën e tij të dashur, e cila aq shumë i kishte munguar. Ai tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të lënë. Sikur të mos talleshit me mua, unë do të thoja se tashmë po e ndiej erën e Jusufit.” Me sa duket, Jakubi (a.s) e pa se ata po çuditeshin me fjalët që ai po thoshte. Ata thanë: