– “Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar na bëri mirësi të madhe me imanin dhe devotshmërinë që na dhuroi. Ai na dalloi mbi të tjerët dhe na nderoi duke na bërë vend në tokë, në jetën e kësaj dynjaje. Kjo e gjitha erdhi si rrjedhojë e dy vlerave të mrekullueshme: prej durimit dhe devotshmërisë.
– “Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.”. – Çdokush që ruhet dhe është i kujdesshëm që mos kryejë ato gjëra që Zoti i Madhëruar i ka ndaluar, çdokush që bën durim kundrejt dhimbjeve dhe fatkeqësive të shkruara nga Zoti dhe në zbatimin e urdhëresave të Tij, le të gëzohet, sepse “Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve”.