– “Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman – me cilindo (prej emrave) që t’i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit.” – Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.”
Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen.
– “E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, …” – As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur’anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme.
Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur’anit ndoshta i bën mohuesit e Kur’anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë:
– “… por kërko mes kësaj një rrugë mesatare”. – Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!