Select Page

– “Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur’ani) ua shton edhe më shumë përuljen.” – Ata lëshohen me fytyrë në sexhde duke qarë. Kur’ani, kur e lexojnë dhe e dëgjojnë, ua shton edhe më shumë imanin e frikërespektin. Ky është një përshkrim për ata besimtarë të devotshëm që pranuan Islamin pasi kishin qenë ndjekës të Librave të parë, si Abdullah Ibn Selami etj., por edhe për ata që do të besonin më pas e do të hynin në Islam grupe-grupe.