Select Page

– “Ne e shpallëm Kur’anin si dallues (të së vërtetës nga e kota) …” – Ne e kemi zbritur Kur’anin mufer-rikan – si dallues mes të vërtetës dhe të kotës, mes udhëzimit në rrugën e drejtë dhe devijimit.

– “… për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë …” – Që t’ua lexosh dalëngadalë, në mënyrë të tillë që ata të mund të meditojnë rreth domethënieve dhe kumteve të tij, si edhe të nxjerrin mësime e urtësi.

– “… dhe ashtu e shpallëm atë, pjesë pas pjese.” – E shpallëm atë pjesë-pjesë, për 23 vjet rresht.