Select Page

Ne kemi sjellë shumë këshilla dhe shembuj në Kur’an. Ne i kemi i përsëritur shpesh dhe në forma të ndryshme ato, që njerëzit t’i kujtojnë vazhdimisht dhe asnjëherë të mos i harrojnë. Kështu ata mund të kujdesen për të arritur devotshmërinë. Megjithatë, veçse një pakicë e vogël e tyre përfitojnë prej këtyre këshillave, të sjella bukur dhe të përsëritura aq shpesh në mënyrë të larmishme.

Përfituesit janë veçse ata që u paraprin e mira dhe lumturia nga Zoti, ata që Allahu i ndihmon duke u dhënë udhëzimin e plotë. Ndërsa shumica e njerëzve refuzojnë. Ata i përgjigjen mirësisë më të madhe, Kur’anit dhe gjithë Shpalljes, me mosmirënjohje e refuzim.