– ”I madhëruar qoftë Ai në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka!” – Ky është argumenti i gjashtë. Allahu është Pronari dhe Mbretëruesi i gjithçkaje. Çdo krijesë në botën e sipërme dhe atë të poshtme është pronë dhe nën sundimin e Tij. Të gjithë janë rob e të nënshtruar nën pushtetin e Allahut dhe Ai vepron dhe administron veprat e tyre, me caktimin dhe urtësinë e Tij të krijimit, me ligjet e Tij të Sheriatit.
Mbi ta zbatohen edhe ligjet e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit. Ringjallja e tyre për t’u zbatuar mbi ta rregullat e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit është domosdoshmëri e sundimit dhe mbretërimit të Tij absolut, me të cilin është përshkruar.
– ”Dhe vetëm tek Ai do të ktheheni ju (për tu gjykuar dhe shpërblyer me drejtësi).” – Për këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sepse argumentet janë të plota dhe të qarta. I lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu, që e bëri fjalën e Tij qartësuese të gjithçkaje, shërim dhe dritë!
Këtu përfundon tefsiri i sures Ja Sin. Allahut qoftë i përlëvduar, ashtu siç e meriton Lartësia e Tij! Ai qoftë i Madhëruar, siç e meriton Madhëria e Tij!