– ”Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm të thotë: “Bëhu!” Dhe ajo menjëherë bëhet.” – Fjala ‘diçka’ këtu përfshin çdo gjë pa përjashtim, sipas rregullave të gjuhës arabe. Kuptimi është: Çdo gjë pa përjashtim, nëse Ai dëshiron që të jetë, ajo do të jetë. Mjafton që t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet, pa asnjë pengesë dhe vështirësi.