– ”A nuk mundet Ai, që krijoi qiejt e tokën t’i rikrijojë ata (njerëzit)?” – A nuk është i Plotfuqishëm Ai që i krijoi qiejt e tokën me gjithë gjerësinë dhe madhështinë e tyre, që t’i rikrijojë ata (njerëzit) ashtu siç ishin? Po, pa dyshim, Ai është i Plotfuqishëm dhe ka pushtetin për këtë, sepse krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve.
– ”Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëdituri.” – Edhe ky është një argument, madje, i pesti i sjellë në këtë ajet. Ai është Krijuesi madhështor dhe çdo krijesë, nga i pari, deri tek i fundit, të gjitha janë gjurmë të krijimit, pushtetit dhe fuqisë së Tij. Nuk ka ndonjë gjë që të jetë e vështirë të krijohet nga Zoti. Çdo gjë që e dëshiron ta krijojë, Ai e krijon pa më të voglën vështirësi. Rikthimi i krijesave është thjesht një prej gjurmëve të krijimit dhe pushtetit të Tij.