– ”Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë.”! – Mjafton të mendosh për këtë përgjigje, për të krijuar siguri të plotë, që nuk të le asnjë dyshim se, Ai që e krijoi njeriun herën e parë është i plotfuqishëm për ta rikthyer edhe njëherë në jetë. Madje, nëse logjikon, kjo është më e thjeshtë.
– ”Ai, për çdo krijim, është i Gjithëditur.” – Edhe kjo është një cilësi tjetër e Allahut, që tregon se Ai ka fuqi të rikthejë në jetë të vdekurit. Ai është i Gjithëditur për të gjitha krijesat e Tij, në të gjitha gjendjet e tyre, në të gjitha kohët. Ai e di mirë se çfarë ha toka nga trupat e të vdekurve dhe çfarë lë pa tretur. Ai e di mirë atë që fshihet dhe atë që shfaqet.
Nëse robi e pranon se Allahu ka këtë dituri të gjerë, atëherë e kupton se Ai është shumë madhështor dhe i plotpushtetshëm për të ringjallur të vdekurit nga varret e tyre. Dituria e Tij është shumë më e madhe sesa thjesht ringjallja nga varri i të vdekurve. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend edhe një argument të tretë: