Select Page

Atëherë mos u brengos për fjalët e tyre!Mos u shqetëso dhe trishto për fjalët e mohuesve të së vërtetës! Sipas kontekstit, këtu është fjala për çdo lloj shpifjeje që ata trillonin kundër Profetit ose kundër Shpalljes që ai solli prej Zotit.

Ne dimë atë, që e mbajnë të fshehtë dhe atë, që e shfaqin haptas. Për këtë arsye, do t’i shpërblejmë ata sipas asaj që Ne e dimë mirë. Ndërsa fjalët e tyre nuk kanë për të të dëmtuar aspak ty.