– ”Nëse dikë e bëjmë të jetojë gjatë, Ne e kthejmë pas (nga forca) në dobësinë e tij.” –Nëse dikush nga bijtë e Ademit jeton gjatë, Allahu e bën që ai të rikthehet në gjendjen e fillimit, një gjendje kjo e dobët fizikisht e mendërisht.
– ”A nuk mendojnë ata për këtë?” – A nuk logjikojnë dhe të kuptojnë se biri i Ademit është i dobët dhe i mangët nga çdo aspekt? Le të shërbejë kjo që njeriu të logjikojë dhe t’i përdorë forcat e tij në bindje ndaj Zotit dhe në dobi të dynjasë dhe ahiretit të tij.