– ”Sikur të kishim dashur Ne mund t’ua kishim verbuar sytë. Atëherë ata do ta kërkonin rrugën, por si vallë do të mund ta shihnin?” – Po të donim Ne, do t’ua fshinim fare sytë nga fytyra, ashtu siç ua hoqëm mundësinë për të folur. Në këtë gjendje, edhe nëse nxitojnë për të ecur në rrugën e vendosur nga Zoti për në Xhenet, nuk do të munden. Allahu i Madhëruar thotë: “Por si do të mund të shihnin? Si mund të hyjnë në rrugën e Xhenetit, nëse ua zhdukim sytë?!”