Select Page

Sot Ne do t’ua vulosim gojët. Por do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë. Ata janë bërë memecë dhe nuk do të mundin të flasin asnjë fjalë. Ata nuk do të mund të mohojnë veprat e tyre, mosbesimin e gjynahet që kanë bërë. Diçka tjetër do të ndodhë atë ditë: “…do të na flasin duart e tyre; ndërsa këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që bënë.” Do të jenë gjymtyrët e tyre që do të dëshmojnë për gjithçka që kanë bërë. Allahu do t’i bëjë që të flasin dhe të dëshmojnë.