– ”Ky është xhehenemi për të cilin ju jeni paralajmëruar.” – Ky është Zjarri, që ju nuk e besuat. Tashmë, ju po e shihni haptas, me sytë tuaj. Sot do të mbushen me frikë e tmerr shpirtrat tuaj dhe sytë do t’ju mbeten hapur. Kjo është dita e tmerrit më të madh. Kështu do të vazhdojë frika t’jua mbushë zemrat, derisa të finalizohet gjithçka me urdhrin për t’ju flakur në Xhehenem. Atëherë do t’u thuhet: