– ”Dhe ai çoi në humbje shumë prej jush.” – Të shumta janë brezat që ai i mallkuar i ka humbur dhe devijuar.
– ”A nuk e kuptonit atëherë?” – A nuk keni logjikë, që të kuptoni se duhet t’i bindeni Zotit tuaj, i Cili është mbrojtësi dhe i dashuri juaj i vërtetë? Ai ju mëson dhe porosit që të ruheni e të mos bëni mik armikun tuaj më të urryer dhe të përbetuar.
Nëse vërtet do të kishit logjikë, ju nuk do ta bënit atë. Nëse i bindeni shejtanit, ju do të armiqësoheni dhe i kundërviheni Rahmanit dhe do të mohoni takimin me Të. Por ta dini se do të vijë dita kur ju të ktheheni në vendin e shpërblimit dhe ndëshkimit dhe mbi ju do të bëhet i pashmangshëm vendimi i dënimit. Atë ditë do t’ju thuhet: