Select Page

”… dhe që të më adhuroni vetëm Mua …Unë ju urdhërova që të më adhuroni vetëm Mua, duke përmbushur urdhëresat e Mia dhe duke u larguar nga ndalesat e Mia.

… sepse kjo ishte rruga e drejtë?Pikërisht adhurimi Im si Një i Vetëm, bindja ndaj Meje dhe refuzimi i bindjes ndaj shejtanit është rruga e drejtë. Të gjitha dituritë rreth rrugës së drejtë lidhen ngushtë me këto dy çështje: bindje ndaj Zotit dhe refuzim i shejtanit të mallkuar.

Por ju, o njerëz, nuk iu përmbajtët premtimit ndaj Meje dhe as nuk punuat sipas porosive të Mia, por u miqësuat me armikun tuaj dhe i latë në duart e tij frerët e çështjeve tuaja.