– ”A nuk ju pata paralajmëruar ju, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët?” – A nuk ju kam këshilluar ju përmes profetëve? A nuk ju kam thënë: “… që të mos e adhuronit shejtanin, sepse ai ishte armiku juaj i hapët? Gjithmonë ju kam paralajmëruar që të mos i bindeni shejtanit dhe t’i shkoni pas atij!”
Ky është një qortim për të gjitha llojet e mohimit dhe poshtërsive ndaj Zotit, sepse çdo mohim dhe poshtërsi ndaj Zotit konsiderohet si bindje ndaj shejtanit dhe si një lloj adhurimi i tij. Allahu e përshkruan të mallkuarin si “armiku juaj i hapur”. Allahu gjithmonë ka paralajmëruar për rrezikun e bindjes ndaj shejtanit dhe mashtrimit të tij. Allahu tregon se çfarë synon ai i mallkuar dhe si është përfundimi i atyre që i shkojnë pas, duke u mashtruar nga ai. Nga ana tjetër, Allahu i ka urdhëruar që ta adhurojnë Atë si një të vetëm. Ai thotë: