– ”Sot askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi …” – Nuk do t’u pakësohet gjë nga të mirat që kanë bërë dhe as do t’u shtohet gjë nga të këqijat që kanë bërë.
– ”… dhe ju do të merrni shpërblimin e veprave tuaja.” – Do të shpërbleheni veçse për atë që keni bërë, të mira ose të këqija. Ai që gjen mirësi të falënderojë dhe lavdërojë Allahun e Madhëruar, kurse ai që gjen diçka tjetër, të mos qortojë asnjë, veç vetvetes.