– ”Ai do të jetë veçse një zë i fuqishëm …” – Ringjallja nga varret do të bëhet veçse pas një fryrje të Bririt nga Israfili, kur të gjithë të vdekurit do të dalin të gjallë.
– ”… dhe ja, ata do të sillen të gjithë para Nesh.” – Të parët dhe të fundit, njerëzit dhe xhindët do të dalin të gjithë para Nesh, që të llogariten për veprat e tyre dhe të marrin atë që meritojnë, prej shpërblimit ose ndëshkimit.