Select Page

Dhe kur atyre u thuhet: “Kijeni frikë atë që është para jush dhe atë që do të vijë pas jush, që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë). Kur ata këshillohen që të ruhen dhe të kenë frikë nga ajo që i pret më pas në jetën e varrit, në ahiret, por edhe nga ndëshkimet e Zotit në këtë dynja, me shpresë që të mëshirohen, ata i kthejnë shpinën kësaj këshille e ftese dhe as që përfitojnë gjë nga ajo. Ata nuk e pranojnë këshillën, edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj shenje.