Select Page

Argument për ta është edhe ajo që Ne i bartëm pasardhësit e tyre (gjatë përmbytjes) në anijen e ngarkuar (të Nuhut). Ky është një fakt shumë i fortë, që tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton që robi ta adhurojë me dashuri dhe duke iu nënshtruar e bindur tërësisht, sepse Ai është i vetmi që ka në dorë mirësitë dhe kujdeset për të. Ai është i vetmi që të ruan nga ligësitë. Ndër mirësitë që Ai përmend është: “Ne i bartëm pasardhësit e tyre (gjatë përmbytjes) në anijen e ngarkuar (të Nuhut).” Shumë nga mufesirët kanë thënë se këtu flitet për prindërit dhe të parët e tyre, edhe pse janë përmendur “pasardhësit”, sepse ky Kur’an iu drejtohet popullit të Muhamedit (a.s.), të cilëve Kur’ani iu drejtua fillimisht.