Select Page

Atij iu tha: “Ti hyr në xhenet! Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, Përse më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” – Kur ai pa atë nderim të madh dhe shpërblim të pashembullt, që Zoti i dhuroi për besimin e tij të pastër në teuhid dhe këshillimin e popullit, vijoi përsëri të tregonte se sa shumë e donte popullin e tij dhe sa shumë e dëshironte të mirën për ta duke thënë: “Ah, sikur ta dinte populli im, përse më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” Ah, sikur ta dinte populli im se për çfarë arsye më fali Zoti mua, duke më shpëtuar nga çdo lloj ndëshkimi dhe duke më bërë prej të nderuarve. Ai më shpërbleu me gjithë ato mirësi lumturuese. Nëse do ta dinin, ata nuk do të vazhdonin me idhujtarinë dhe kotësinë e tyre. Duke na treguar ndëshkimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë: