– ”Kur Ne dërguam tek ata (në fillim) dy të dërguar ata i përgënjeshtruan që të dy.” – Në këtë popull, u dërguan profetë që të urdhëronin për të adhuruar Allahun si një e të vetëm, duke ia përkushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet dhe që t’i ndalonin nga idhujtaria, padrejtësitë e mosbindja ndaj Zotit.
– ”Atëherë Ne i fuqizuam ata me një të tretë dhe këta u thanë: “Ne jemi dërguar (si Profetë) te ju.”. – Allahu i Lartësuar dërgoi edhe një profet të tretë, pasi dy të parët u refuzuan. Kjo tregon se Allahu u kujdes shumë që atyre t’u afrohej mundësia të pranonin udhëzimin dhe të mos kishin më argument e arsyetim para Zotit.