Select Page

– “Ai është i Pashoq.” – Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre.

Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.”  – Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti.