Select Page

– “Thuaj: “Vërtet, Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë – në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar.” – Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që ta shpallë e kumtojë haptazi rrugën e drejtë në të cilën e udhëzoi Ai. Kjo është e vetmja rrugë e drejtë, sepse pikërisht ajo është feja e vërtetë, feja mesatare, që fton në besimin e pastër, që edukon individin në të mirë të tij, të familjes dhe të shoqërisë. Kjo fe urdhëron e inkurajon për çdo të mirë dhe ndalon nga çdo e keqe.

Kjo është feja dhe udhëzimi i të gjithë të dërguarve dhe profetëve të Zotit, e në mënyrë të veçantë, i imamit të besimdrejtëve dhe atit të të gjithë të dërguarve pas tij, Ibrahimit a.s. Ai ishte i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut të Madhëruar. Feja e Ibrahimit është larg çdo besimi të kotë dhe të devijuar, larg feve të të humburve dhe të devijuarve, siç janë jehudët, të krishterët dhe ithtarët e çdo lloj feje tjetër që fton në idhujtari. Kjo është një ftesë e përgjithshme për pasimin e fesë së drejtë, duke përmendur disa cilësi të përgjithshme të saj. Më pas i Madhëruari përmend disa adhurime të veçanta, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre mbi adhurimet e tjera: