– “Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat (Qiellorë) dhe mësimet e tyre.”” – Këtë libër të begatshëm e shpallëm për ju, që të mos keni asnjë justifikim dhe të mos thoni: “Libri u zbriti vetëm dy bashkësive para nesh, jehudëve e të krishterëve, dhe ne nuk dinim për librat dhe mësimet e tyre”.
Të mos justifikoheni dhe të thoni: “Ne nuk patëm Libër ndriçues. Edhe për Librat që u shpalle popujve të tjerë, ne nuk dinim gjë.” Kështu, edhe juve ju sollëm një Libër: një Libër që, me madhështinë, qartësinë dhe diturinë gjithëpërfshirëse që ai përmban, nuk ka patur kurrë më parë si ai dhe nuk do të shpallet kurrë më ndonjë tjetër si ai.