– “Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish.“ – Kuptimi: Allahu i Lartësuar i krijoi kafshët për ju. Disa prej tyre mbajnë ngarkesa e punojnë për ju, por ka të tjera të cilat janë të vogla dhe nuk mund të mbajnë pesha të rënda, por që përdoren për qëllime të tjera, si për shembull, për ushqim. Më pas, i Lartësuari thotë:
– “Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu, e mos ndiqni hapat e Shejtanit …” – Mos ndiqni hapat e Shejtanit, duke bërë haram atë që Zoti e ka lejuar. Kurrë mos ndiqni hapat e tij, sepse:
– “… ai është armiku juaj i betuar.” – Ai ju shtyn veçse në ato vepra që ju dëmtojnë dhe që ju sjellin ndëshkimin e përjetshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon se cilat janë ato lloj bagëtish të cilat Ai i ka bërë të mira dhe të dobishme: