– “Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm.” – Asnjë krjesë nuk ka fuqi për të sjellë dobi a dëm. Ai që i ka në dorë dëmin e dobinë është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, është krejtësisht e palogjikshme t’i lutesh dikujt tjetër:
– “Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët.” – Nëse u lutesh atyre që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, do të jesh me zullumqarët, të cilët kanë shkatërruar vetveten me padrejtësitë dhe ligësitë e tyre. Ata kanë bërë padrejtësinë më të madhe, idhujtarinë, sikurse thotë i Lartësuari: “Vërtet shirku është padrejtësia më e madhe.”
Mendo me kujdes! Ky ajet i është drejtuar Profetit a.s. Atëherë, nëse më i miri i krijesave do t’i lutej dikujt tjetër, do të konsiderohej si zullumqar dhe idhujtar i poshtëruar, atëherë çfarë mendon për të tjerët poshtë tij?!