Select Page

– “Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë.” – Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë:

– “Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët.” – Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: “Allahu i mbron ata që besojnë”. Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.