Select Page

– “Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” – Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij. 102 Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani.

Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.

102 Lejimi kaderij është gjithçka që Zoti e ka lejuar dhe ka dëshiruar që të egzistojë në kaderin (caktimin) dhe krijimin e Tij. Kurse lejimi sherij janë të gjitha ato ligje e dispozita që Zoti dëshiroi prej nesh që ti zbatojmë dhe të jetojmë sipas tyre dhe të cilat i shpalli përmes profetëve.