Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s)dhe i thotë:
– “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë.“ – Allahu është i plotfuqishëm që t’u inspirojë imanin dhe t’i bëjë të gjithë zemrat e njerëzve të denja për devotshmërinë. Por urtësia e Tij e kërkon që t’i lërë të lirë të zgjedhin, dhe kështu disa besojnë ose bëjnë durim derisa gjejnë besimin, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë besimin dhe zgjedhin mohimin. Asnjë krijesë nuk mund ta detyrojë njeriun për të qenë besimtar. I Lartësuari thotë:
– “Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë?“ – Kjo është jashtë mundësive të tua dhe të çdo krijese tjetër. Askush, veç Allahut, nuk ka mundësi për diçka të tillë. Ai thotë: