Select Page

Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje!Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij: “Nëse dyshon a është e vërtetë ajo që Zoti ka shpallur apo jo, atëherë pyeti ata që e lexonin Librin hyjnor ose shpalljet e mëparshme, para teje. Pyeti ata dijetarë të drejtë, që e shfaqin të vërtetën dhe kurrë nuk e fshehin atë. Ata patjetër do të të miratojnë dhe do të dëshmojnë se ajo që të është shpallur është e vërteta e sigurt dhe në përputhje me shpalljet e Zotit që ata i njohin dhe i kanë pranuar.” 

Dikush mund të pyesë: Shumë ithtarë të Librit, jehudë e krishterë e kundërshtuan dhe mohuan Profetin e fundit të Zotit, Muhamedin a.s. Ata nuk pranuan ftesën e tij, që të jetonin sipas Shpalljes e fesë që Ai solli nga Zoti. Atëherë, si është e mundur që Zoti e urdhëron Profetin e Tij që të kërkojë dëshminë e tyre dhe ta konsiderojë atë si argument për vërtetësinë e tij si profet dhe vërtetësinë e Shpalljes dhe fesë së tij?!

Përgjigjja për këtë pyetje është si vijon: Nëse dëshmia i atribuohet një grupi ose pasuesve të një drejtimi të caktuar, ose banorëve të një vendi, atëherë qëllimi është për ata nga mesi i tyre që janë të besueshëm e të drejtë. Ndërsa të tjerët, edhe pse mund të jenë më të shumtë në numër, janë të papërfillshëm dhe nuk i përfshin ai tekst. Dëshmia, që të jetë pranueshme, duhet të bazohet në dituri, sinqeritet dhe drejtësi. 

Nga ana tjetër, është fakt historik se ishin të shumtë priftërinjtë e murgjërit e krishterë dhe dijetarët judej që e besuan Shpalljen që iu dha Muhamedit (a.s)nga Zoti i botëve. I tillë ishte p.sh. Abdullah Ibn Selami, e shumë e shumë të tjerë, të cilët pranuan Kur’anin në kohën e Profetit, të kalifëve pas tij dhe më vonë. I tillë ishte edhe Keab el Ahbari.

Dëshmia e ithtarëve të Librit, për të cilën aludohet, bazohet në Librin që ata pasojnë, pra, në Teurat. Nëse në Teurat gjendet diçka që pohon dhe përputhet me atë që gjendet në Kur’an, duke dëshmuar për saktësinë e saj, atëherë edhe nëse të gjithë ithtarët e Librit do të binin dakord që ta refuzonin, do të ishte e pavlefshme dhe e parëndësishme. Ky mohim nuk e rrëzon vërtetësinë e Profetit dhe të Shpalljes së Tij.

Mendohu me kujdes! Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të argumentonte saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Tij me dëshminë e ehlu kitab-it, madje ta bënte këtë haptazi, ndërkohë që shumë prej tyre ishin shumë të përbetuar për ta penguar e shkatërruar thirrjen e Muhamedit a.s. Nëse ata do të kishin ndonjë mundësi për ta refuzuar atë që tha Zoti, do ta kishin bërë.

Por duke qenë se ata nuk mundën ta mohonin diçka të tillë nga njëra anë, dhe besimi i një pjese të madhe të tyre në këtë Shpallje madhështore nga ana tjetër, ishin argument shumë i fortë që tregonte vërtetësinë e Kur’anit e saktësinë e tij si fjalë e Zotit.

Gjithashtu, nuk është e vërtetuar që shumica e ehlu kitab-it e refuzuan ftesën e Muhamedit. Përkundrazi, ka shumë fakte se shumica e tyre e pranoi atë, me zgjedhje të lirë. Në kohën e Profetit a.s, shumë vende ishin të besimit të krishterë ose hebre. Nuk zgjati shumë dhe shumica e banorëve të Shamit, Misirit, Irakut dhe rrethinave të tyre, që në të shkuarën ishin djepe të besimit të krishterë e judej, pranuan Islamin.

Të vetmit që nuk përqafuan Islamin ishin paria dhe udhëheqësit e tyre, së bashku me një pakicë injorantësh, të cilët i dhanë përparësi më shumë pushtetit dhe ofiqeve, kundrejt besimit të pastër dhe Shpalljes së vërtetë të Zotit.

Shumë nga të paditurit mbetën në fenë e tyre të devijuar thjesht me emër, pa pasur asnjë njohuri dhe bindje. Kështu, për shembull, shumica e el ifrinxh-ëve në fakt janë mosbesimtarë, që nuk pranojnë asnjë profet të Zotit, por deklarojnë se janë të krishterë thjesht për të mos humbur pushtetin dhe si mbulesë për kotësitë e padrejtësitë e tyre. Këtë fakt e di mirë çdokush që njeh gjendjen dhe bëmat e tyre. 101

Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! Mos u bëj si ata që mohuan argumentet e Allahut, se ashtu do të bëheshe nga të humburit.Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar na ka ndaluar nga dy gjëra:

  1. dyshimet rreth Kur’anit, dhe:
  2. mohimi i Kur’anit, duke mos e pranuar si Libër të Zotit.

   E si mund të mohohen apo të vihen në dyshim ajetet e qarta të Allahut të sjella në Kur’an?! Ai është mrekullia e Zotit, që nuk pranon asnjë dyshim. Për ata që bien në këtë gabim, Zoti ka treguar se janë të dështuar dhe nuk arrijnë asnjë lloj fitimi. Ata kanë humbur përfundimisht shpërblimin e dynjasë dhe të ahiretit dhe kanë merituar ndëshkimin në të dyja jetët. Dihet mirë se ndalimi nga diçka konsiderohet edhe si urdhër për të kundërtën e saj.

Në këtë mënyrë, nga ajeti kuptojmë se jemi të urdhëruar që të besojmë Kur’anin tërësisht e pa dyshime, me zemër të qartë dhe të qetë për vërtetësinë e tij. E kemi detyrë gjithashtu përkushtimin e plotë për të jetuar sipas mësimeve të këtij Kur’ani. Prej tij duhet të marrim diturinë dhe sipas diturisë së tij duhet të punojmë dhe të ndërtojmë jetën tonë. Vetëm kështu njeriu do të jetë me fitimtarët, që arrijnë qëllimet më të larta dhe virtytet më të plota. Të tillët janë të ruajtur nga dështimi e humbja.

101 Shpërndarja gjeografike e feve.

Në kohën  kur Allahu i madhëruar dërgoi Muhamedin a.s si profet tek banorët e tokës, ata ishin  të ndarë në 5 – së grupe duke u bazuar në fenë të cilën pasonin. Pra ishin Jehudë, të Krishterë, Mexhusë, Sabi’unë dhe idhujtarë (paganë). Këto ishin 5 – së llojet që patën mbizotëruar  në tokë në atë kohë.

– Përsa i përket Jehudëve (çifutëve) pjesa më e madhe e tyre  ishte në Jemen, Hajber, Medine dhe rrethinat e saj.  Gjithashtu gjendeshin në skajet e  Shamit të përzierë si pakicë me nesarat (të krishterët). Ndodheshin gjithashtu në tokën e Persëve të përzierë me Mexhusët (adhuruesit e zjarrit). Prej tyre një pjesë ndodheshin në  tokën e arabëve  dhe më të përqëndruar ishin në tokën e Hajberit dhe të Medinës  (siç u përmend më sipër). Pra Allahu i  madhëruar i pati shpërndarë në tokë popuj-popuj apo grupe-grupe nën sundimin e mbretërve  dhe shtypësve.

– Ndërsa të Krishterët ishin vendosur në një pjesë të madhe të tokës.  Shami ishte i gjithi me krishterë. Toka e Marokut shumica në të ishin të krishterë. Po kështu ishte edhe toka e Egjiptit, Abisinisë (Etiopisë), Sirisë, toka të cilat ndodhen mes  Tigrit  dhe Eufratit. Gjithashtu edhe toka e Meusilit dhe Nexhranit në Irak etj.

– Kurse Mexhusët ishin të  përqëndruar në  mbretërinë e Persit  dhe çka ishte e lidhur me ta.

– Ndërsa Sabiunët   ishin në Haran   (qytet në  rrugën mes  Meusilit dhe  Shamit) dhe në një pjesë të madhe  të vendeve Romake.

– idhujtarët (paganët)  përfshinin  gadishullin Arab, vendet e Indisë,  Turqisë dhe çka rreth tyre.

     Kështu pra fetë e  pranishme në botë  nuk  dalin nga këto  pesë fe  dhe mbetet vetëm feja e drejtë  ashtu si  thotë Ibn Abasi: “Në botë ka  gjashtë fe; Një fe që është e Rrahmanit (Mëshiruesit)  dhe pesë janë të  shejtanit. Këto  gjashtë fe janë përmendur  në Kur’an: “Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan (në Kur’an) dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka.” Haxh  17. Kur Allahu i lartësuar dërgoi profetin e Tij, shumica e vendve  iu përgjgjën thirrjes së tij, të bindur dhe me dëshirë.

Askush nuk u detyrua me forcë të hyjë në fenë islame. Vritej vetëm ai që bëhej pengesë kundër ftesës islame dhe pengonte  thirrësit në thirrjen islame dhe  i luftonte ata. Ndërsa ata që ishin paqësorë nuk prekeshin duke zbatuar kështu fjalën e Allahut  kur thotë:  “Nuk ka detyrim në fe. Është sqaruar e vërteta nga e kota. Kush e braktis (tagut-in) dhe beson në Allahun, ai është kapur pas lidhjes më të fortë, e cila kurrë nuk këputet. Allahu Dëgjon e Di gjithçka.” Bekare 256. Pra me kuptimin: “Nuk ka detyrim në fe.”

Ky ajet  zbriti  duke pasur për qëllim  disa sahabë (shokë të profetit a.)  fëmijët e të cilëve ishin bërë të krishterë para islamit  dhe kur ata pranuan islamin deshën të detyronin fëmijët e tyre që të pranonin islamin. Por Allahu i madhëruar zbriti ajetet  ku i sqaron njerëzve se nuk ka dhunë në fe  derisa ata të binden dhe të pranojnë me dëshirë islamin. Në të vërtetë ky ajet  përmbledh të  gjithë mohuesit (kufarët)  duke gjykuar kështu për saktësinë e mendimit të atyre që e lejojnë marrjen e xhizjes  prej të gjithë mohuesve dhe mos detyrimit të tyre  për të pranuar fenë islame.

Pra ashtu si thanë dijetarët  e Irakut  e Medines, ose të pranojnë  islamin  ose të paguajnë xhizjen, paçka se bëjnë përjashtime për disa paganë adhurues putash, duke mos prenuar prej tyre xhizjen. Ai që mediton në historinë e profetit a.s qartësohet se ai kurrë nuk ka detyruar askënd  me forcë që të hyjë  në fenë e tij  dhe se ai  ka luftuar vetëm ata  që e luftonin. Ndërsa ata  që ishin paqësorë nuk i luftonte përderisa  ata vazhdonin  në këtë gjendje paqësore dhe nuk e thyenin paktin mes tyre, sepse kështu ishte urdhëruar prej  Zotit të Botëve. “Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit.”. El teube 7.

Profeti a.s kur erdhi në Medine bëri paqe me Jehudët  dhe i la  ata  në fenë e tyre. Por kur ata  e thyen  paqen me të dhe filluan me luftë  dhe vrasje, atëherë i luftoi ata.  Disa prej tyre i liroi, disave prej tyre u bëri mirësi (i fali) dhe disa të tjerë që e merituan i vrau. Po kështu  veproi  me Kurejshët  kur bëri paqe me ta për 10-të vjet  (në beslidhjen e Hudejbijes) në vitin e 6-të të hixhretit.  Nuk i luftoi ata  derisa ishin ata që e thyen  besën. Atëherë i luftoi ata në vendet e tyre, ndërkohë  që më parë ishin idhujtarët ata që  e luftuan atë në luftën e Hendekut dhe të Bedrit.

Edhe pse u bashkuan të gjithë për ta vrarë, nëse  do të  largoheshin prej tij  ai nuk do ti vriste. Pra profeti a.s nuk pati  detyruar kurrë askënd  që të hyjë në  fenë islame me forcë dhe, po kështu askush prej ndjekësve të tij. Madje njerëzit hynë në fenë e tij me dëshirë, kënaqësi,  bindje dhe me  zgjedhjen e tyre të lirë.  Pra shumica e banorëve të tokës hynë  në fenë e tij  kur e kuptuan se ai ishte profet i vërtetë, i dërguar prej Allahut, Krijuesit të botëve.

Kështu pra banorët e  Jemenit, ashtu sikurse përmendët në hadithin  e  Muadhit,  ishin ithtarë të librit. Në hadithin e  profetit a.s thuhet:  “O Muadh, ti do të shkosh tek një popull që janë  ithtarë të librit. E  para çështje që ti ftosh le të jetë ftesa në besimin dhe  dëshminë se nuk ka Zot tjetër  të adhuruar  me meritë  veç Allahut ……….. hadithi.”  Pas dërgimit të  Muadh ibn Xhebel ishin të shumtë ata që pranuan Islamin pa asnjë ngutje apo kërcënim.

Edhe në  Medine pati shumë prej jehudëve  që pranuan islamin, mes të cilëve edhe  Abdullahi.  Këta  përmenden në librat e historisë  se  hynë në  islam  pa pasur frikë  nga shpata  dhe pa pasur dëshirë e synim për jetën e dynjasë, madje hynë në islam në kohën kur ai kishte  nevojë më shumë se kurrë për burra, sepse armiqtë ishin të shumtë dhe  ai ishte në fillimet  e tij. Madje pati prej tyre që pranonte të bëhej armik  i familjes së tij  dhe hynte në islam  duke pranuar sfidën e varfërisë  dhe vetmisë  prej  familjes që dëshironin mosbesimin. 

Pra  e pranuan islamin jo për post e pasuri, madje i lanë postet e pasuritë e tyre për hir të islamit  dhe duke duruar mundimet  me fjalë e vepra të mohuesve. Pra nëse shumë prej priftërinjëve, murgjërve etj  si këta  zgjodhën mosbesimin, sikurse pretendojnë të paditurit, le ta kuptojnë se shumica e banorëve të tokës prej të gjitha grupeve të mohuesve, pranuan islamin.  Dhe në këtë mënyrë shumica u bënë  muslimanë ndërsa pjesa tjetër ngjante si një qime e zezë në kaun e bardhë.

Po kështu mexhusët. Ishin të shumtë dhe e pranuan islamin të gjithë, përveç një pakice  të rrallë prej tyre. Ata u bënë shtete islame ndërsa ata që nuk pranuan islamin mbetën të nënshtruar  dhe të detyruar për të dhënë xhizjen. Shumica e Jehudëve po kështu pranuan islamin ndërsa pakica mbeti  e shpërndarë  nëpër  rruzull. Pra fjala e çdo injoranti që thotë se këta popuj  e mohuan profetin e islamit  Muhamedin a.s është gënjeshtër, mashtrim i qartë dhe pa dyshim në të.

Por edhe nëse do të supozonim se e kanë mohuar, kjo nuk do të ishte një ngjarje  e re për profetët.  Kështu pati ndodhur me Nuhin  që jetoi mes popullit të tij  duke i ftuar 950 vjet  duke u sjellë atyre argumente të qarta  që nuk dyshon në to askush veç atyre që mohuan. Vetëm kryeneçët i kthejnë shpinën  të vërtetës. 

Shkaqet që pengojnë pranimin  e të vërtetës.

Shkaqet që pengojnë pranimin  e të vërtetës  janë të shumta, prej tyre mund të  përmendim:

1. Padituria rreth saj. Ky është shkaku kryesor që pengon shumicën  e    Ai  që është injorant  për një çështje e urren  atë  dhe mbështetësit  e saj.  Nëse i shtohet injorancës urrejtja  për atë i cili e urdhëron  në diçka që i është mësuar dhe prezantuar nga të parët e tij si “e keqe”, armiqësia ndaj tij   dhe cmira për të, pengesa rritet dhe forcohet.  Nëse  kësaj i shtohet   vështirësia e kundërshtimit të zakoneve të paraardhësve, të dashurve dhe të rrespektuarve  të tij,  pengesa forcohet edhe më shumë.  Nëse kësaj i  shtohet  mendimi  se me  pranimin  e  të vërtetës  marin fund pasuria, pushteti  pasionet, pengesa bëhet më e fortë.

Nëse pas gjithë kësaj shtohet frika  prej ndarjes apo  mundimit  që mund t’i japin shoqëria familja, të afërmit  si dhe humbja e personalitetit  mes tyre, humbja e pasurisë dhe e pushtetit, ashtu sikurse ndodhi me Heraklin në kohën e profetit a.s., pengesa zor se kapërcehet.  Herakliu e njohu  të vërtetën, madje  dëshiroi  dhe tentoi ta pranojë atë, por populli  nuk iu bind dhe nën trysninë e frikës  për veten e vet, zgjodhi  mohimin  kundrejt  udhëzimit, pasi ju sqarua e vërteta.

2. Prej shkaqeve më të mëdha në mospranimin e të vërtetës është hasedi (cmira). Kjo është një ndjenjë paralizuese për shpirtin. Kur e shikon cmirëziu që dikujt i është dhënë një mirësi  që  nuk e ka  shijuar dhe ai  është ngritur në një gradë  që s’e ka provuar, e ndien të vështirë  të pranojë  të  vërtetën  prej këtij  personi dhe  të nënshtrohet  duke i lejuar vetes të jetë  ndihmëtar e ndjekës i tij.  Po a nuk e pengoi Iblisin  që t’i bjerë në sexhde  Ademit a.s  veçse cmira?

Kur e pa që Ademi ishte më i nderuar dhe u ngrit  në një  vend më të lartë  se  ai  mohoi udhëzimin e  Zotit  dhe zgjodhi me mendjemadhësi zjarrin ndërkohë që ai ishte vendosur dhe adhuronte Zotin mes melekëve. Kjo është sëmundja që i ndaloi  jehudët   të besonin e të ndiqnin  rrugën e Isait a.s (Jezusit) paçka se e dinin me siguri të plotë  se ai  ishte i dërguari (profet) i Zotit që u pat ardhur me udhëzim të qartë.

Pra  cmira  i  bëri të mos pranonin  këtë profet  edhe pse  në mes tyre  kishte priftërinj e dijetarë që  i dinin çështjet e Teuratit dhe  profecitë në të. Ndërkohë  qe jehudët  të shtyrë  nga cmira e mohuan Isain  që  ishte prej tyre dhe i cili as nuk i vrau as nuk i preu  por përkundrazi  erdhi me mëshirë, lehtësim dhe bamirësi prej  Zotit, duke u lehtësuar  disa vështirësi  dhe duke plotësuar  ligjin  e Zotit  në Teurat, si mund të mendohet se do të  jetë qëndrimi i tyre ndaj një profeti të ri që :

  1. Nuk është prej gjirit të tyre (pra është arab).
  2. Erdhi me një ligj të ri që qëndron mbi të gjitha ligjet dhe dispozitat e mëparshme dhe është gjykues mbi to.
  3. U zbulon atyre të gjitha poshtërsitë  e të palarat që veprojnë  dhe  i sqaron njerëzimit punët e tyre të pista  në ndryshimin e  librit  të Allahut, Teuratit  dhe ungjillit.
  4. Që i nxjerr nga shtëpitë e tyre dhe do të jetë mbizotërues mbi ta  ashtu siç e  gjejnë të shkruar  në librat e tyre.

Me gjithë këto të dhëna, si mund të mos i pushtojë  haseti, inati, cmira këto zemra? Sikur  të mos ishte veçse ky  shkak, kjo do të mjaftonte për ato zemra të sëmura që të  mos  paranojnë  të vërtetën. E si  mendon se  mund të jetë  gjendja  e një personi  që përveç  këtij  shkaku  ka edhe të tjerat  që u përmendën më lart?

Mesrur ibn  Mahrame  (djali i motrës së  Ebu  Xhehlit, kundërshtarit  më të madh  të islamit  prej  politeistëve)  duke ju drejtuar dajës  së tij (Ebu Xhehlit) thotë: “A  e keni akuzuar  ndonjëherë Muhamedin  për gënjeshtër  para se t’i  zbriste profecia? – Tha:  o  djali i  motrës time: Pasha Allahun!  Muhamedi ka qenë  më i drejti mes nesh. Që kur ka  qenë djalosh  ai thirej  (El emin)  besniku, i drejti, i  vërteti dhe  nuk e kemi  provuar gënjeshtrën  që të dalë  prej  gojës  së tij  kurrë ndonjëherë.  – Tha: O daja im, atëherë çfarë ju pengon që ta ndiqni?  – O  bir i motrës time,  gjatë gjithë kohrave  fisi ynë ka garuar me  fisin e Beni Hashim  (fisit të profetit a.s)  se kujt i  takon vendi më i lartë dhe nderimi në shoqëri.

Së fundmi Benu Hashim thanë: Prej nesh erdhi një profet”. E kur  do  të mundemi  ta  arrijmë këtë nderim? (prandaj nuk e pranojmë si profet)  El  texhrid  1/ 13. El Ahnes ibn Sherik, në luftën  e  Bedrit, I tha Ebu Xhehlit: – “O Ebul Hakim, më njofto për Muhamedin, a është i vërtetë (në atë që thotë) se është profet, apo është gënjeshtar. Më njofto se  këtu s’ka asnjë tjetër veç nesh të dy prej kurejshëve dhe nuk të dëgjon kush prej  tyre. – Ebu Xhehli tha: Oh varfëri ti! Uall-llahi, Muhamedi është i vërtetë, besnik e i sinqertë. Nuk është njohur ndonjëherë që Muhamedi  të gënjejë. Por nëse Benu Kasij  (ka  për qëllim  Benu  Hashim fisin e profetit a.s) përparojnë duke mbajtur flamurin duke ushqyer e strehuar pelegrinët  dhe duke ardhur prej tyre profet, atëherë çfarë u mbetet fiseve të tjera kurejshe  nga nderi  dhe respekti.  El  texhrid  1/14.

Ndërsa  jehudët  e njihnin Muhamedin a.s ashtu si  njihnin fëmijët e tyre. Thotë Ibn Is’haku:  “Më ka treguar  Asim  ibn Umer  që transmeton prej Katades  që e transmeton prej një dijetari  të fisit Beni Kurejdha  i cili ka thënë: – A e dini se kush ka qenë shkaku, që Esed  dhe Tha’lebe dy bijtë e Se’ijeh  dhe Esed  ibn  Ubej   të cilët nuk kanë qenë prej fisit Beni Kurejdah dhe as prej fisit Benu Nadir, të pranuan islamin? – Thashë  (katade): Jo. – Tha dijetari: Në atë  kohë erdhi tek ne një burrë  i ndershëm,  i shkëlqyer, i devotshëm dhe fetar prej jehudëve  të Shamit. Ai ardhi tek ne 2 vjet para  shpalljes së profecisë  së Muhamedit a.s.

Duke parë cilësitë e tij të mira, kur na pakësohej prodhimi dhe na thahej toka  për pikën e shiut, i drejtoheshin atij me fjalët: – “O Ibn Hejban, (kështu e thërisnin) : Eja  të lutemi që  Zoti  të na sjell shi! – Thoshte: Jo, uallahi  nuk e bëj deri sa të shpërndani sadaka.  – Ne e pyesnim: Sa? – Thoshte masën dhe dilte në shesh   ndërkohë që vapa  e thatësira arrinte kulmin dhe luteshim të gjithë për shi. E pra betohem në Zotin që pa u ngritur ai  nga  vendi i  lutjes së tij  fillonte të binte shiu i shumëpritur. Kjo pati ndodhur shumë herë.

Kur ju afrua vdekja, njerëzit u mblodhën tek ai  dhe dëgjonin  fjalët e tij  kur thoshte: “O bashkësia e jehudëve, si mendoni ju, pse e lashë tokën e  begatshme  të Shamit për të ardhur në këtë  tokë  ku mbretëron  thatësira dhe uria? – I thanë:  Ti e di më mirë.  – Tha: “Dola  në këto vise  (në Medine)   për të pritur profetin, koha e të cilit është afruar  dhe vend-emigrimi i tij do të jetë (Medina) këto vise.  Kur të dalë pasoni rrugën e tij e përkraheni atë sepse ai është dërguar për të derdhur gjak, e për të robëruar familjet  e  gratë e atij që  e  lufton.  Pra le të mos ju pengojë ky  fakt  prej ndjekjes   dhe përkrahjes së tij! Tha këto fjalë dhe vdiq.

Dhe kështu pra  në kohën   kur  hynë muslimanët në Kurejdah,  3 djelmoshat  që përmendëm  në fillim thanë: “ O grup i jehudëve: Ky është personi për  të cilin  ju foli  Ibn  Hejbani. Thanë jo nuk është ai. Thanë djelmoshat:  Po uall-llahi, këto janë cilësitë e tij, dhe pranuan islamin duke lënë  familjet dhe pasuritë e tyre.  Thotë ibn Is’hak: Pasuria e tyre ishte e bllokuar tek  idhujtarët  dhe, kur u bë  çlirimi  ju kthye pasuria e tyre.

Thotë Ibn Is’haku: Na ka treguar Salih  ibn  Ibrahim ibn Abdurahman ibn Auf i cili transmeton  prej  Mahmud ibn Lebid i cili thotë:  Ka qenë mes nesh një  Jehud i  cili doli një ditë  prej ditësh në drekë në vend tubimin e  popullit të tij, Benu abdil eshhel, duke u folur dhe duke u përkujtuar ringjalljen, kijametin (katastrofën), zjarrin, xhenetin, llogarinë, peshoren e punëve, atj. Këto fjalë  ua tha paganëve të cilët nuk besonin ringjalljen, para se të zbriste profetësia e  Muhamedit a.s. – Thanë paganët: Oh i gjori ti o filan.

A vërtetë mendon se  njerëzit  do të ringjallen   pas vdekjes së tyre në një vend  ku ka zjarr dhe xhenet  për t’u shpërblyer  për punët e tyre?!  – Tha  djaloshi: Po uall-llahi, është më e dashur  për mua të ndizni  zjarrin më të fortë që egziston  në këtë botë   dhe të më digjni atje  vetëm  e vetëm që të shpëtoj  prej zjarrit pas ringjalljes. – Thanë:  E kush është argument  për këto  që thua?   (pra për egzistencën e këtij zjarri?)  tha:  Ardhja e një profeti që do të vijë  prej këtyre vendeve  dhe bëri me shenjë nga Mekja dhe Jemeni.

– Thanë e kur  do ta shohim këtë profet? – duke hedhur  vështrimin nga unë  (Mahmud ibn lebid) që isha më i vogli i familjes sime  dhe isha ulur në pragun e portës së familjes sime, tha: – Kur të piqet mosha e këtij djaloshi  do ta  dalë ky  profet.  Dhe vërtetë nuk kaluan ditët dhe netët  veçse Allahu  e  dërgoi profetin  e tij të fundit, Muhamedin a.s, dhe jehudi  ishte akoma gjallë. Ne e  besuam  profetin a.s  dhe e përkrahëm atë  kurse  jehudi e mohoi  nga cmira e inati   (që profeti ishte prej arabëve e jo prej jehudëve). – I thamë jehudit: A nuk je ti që na fole për profetin?  – Tha:  nuk është ai,  nuk është ai  për të  cilin ju kam folur (megjithatë asnjë  profet  nuk erdhi  më pas   Muhamedit a.s) [1]

Thotë ibn Is’haku:  Më ka treguar Asim ibn Umer  që transmeton prej Katades  i cili ka thënë: “Më kanë treguar dijetarët tanë të vjetër duke thënë: Askush prej arabëve nuk ka  qenë më i ditur se ne  për çështjen e profetit a.s. Kjo për faktin  se jetonim me jehudët  pra i kishim pranë dhe ata kishin libër qiellor kurse  ne ishim paganë që  adhuronim putat. Kur ne i mundonim ose u sillnim ndonjë dëm  që e urrenin  na drejtoheshin me fjalët: “Duroni, duroni, së është afruar  koha  që të  dalë një profet  të cilin   do ta pasojmë  dhe së bashku me të do  t’ju  vrasim e shfarosim, si popullin e Adit dhe të Iremit.

Kur Allahu e dërgoi profetin  e Tij, Muhamedin a.s, ne e përkrahëm atë  kurse  ata e mohuan dhe për këtë  çështje Allahu i lartësuar shpalli ajetet në Kur’anin  e shenjtë  ku  thuhet: Atyre u erdhi Libri (Kur’ani) prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij (Muhamedit) ndihmën (e Allahut) kundër jobesimtarëve. Por, kur u erdhi ai (Muhammedi) që e njihnin mirë, ata e mohuan atë.

Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! Sa i shëmtuar është çmimi, për hir të të cilit ata shitën veten! Atë që e shpalli Allahu, ata nuk e besuan nga zilia e tyre. Ata nuk mund ta pranonin që Allahu, me mirësinë e Tij, t’ia zbriste Shpalljen kujt të dëshironte prej robërve  të Vet. Prandaj ata merituan zemërim mbi zemërim. Jobesimtarët kanë dënim poshtërues. Bekare 89  [1]

Përmend Hakimi  dhe të tjerë veç tij  duke transmetuar  prej  Ibn  ebi Nexhih i cili transmeton prej Alij  el  ezdij  i cili ka thënë: “Jehudët  luteshin gjithmonë duke thënë: “O Zoti ynë! Dërgoje për ne këtë profet që të gjykojë mes nesh dhe njerëzve! [1]

Seid ibn Xhubejr transmeton prej Ibn Abasit që ka thënë: “Jehudët e  Hajberit zvillonin luftra me fisin  e Kajs  ibn Ajlan që  quhej  Gatafan, dhe  gjithmonë lufta përfundonte me humbjen e jehudëve  derisa ata (jehudët)  filluan  të luteshin  me një lutje: O Zoti ynë! Për të drejtën e Muhamedit, profetit analfabet  (që nuk di  shkrim e lexim) të cilin ke premtuar  që ta  nxjerrësh  për ne në kohën e fundit, ne të lutemi që të na ndihmosh kundër tyre (kundër Gatafanit). Ai thotë: “Sa herë që luteshin me këtë lutje para luftës me Gatafanin, arinim  fitore kundër tyre. Por kur Allahu i lartësuar e dërgoi profetin e Tij  a.s ata e mohuan dhe nuk e pranuan si profet.

Atëherë Allahu i lartësuar shpalli ajetet: ” Atyre u erdhi Libri (Kur’ani) prej Allahut, që vërteton atë që e kishin pranë, dhe përpara kësaj, ata shpresonin me ardhjen e tij (Muhamedit) ndihmën (e Allahut) kundër jobesimtarëve. Por, kur u erdhi ai (Muhammedi) që e njihnin mirë, ata e mohuan atë. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! Bekare 88. Pra kërkonin ndihmë nga Zoti që me dërgimin e këtij profeti tu dhuronte triumfin mbi armiqtë e tyre.

El hakimu  e të tjerë veç tij përmendin  se kur fisi jehud  Beni Nadir u dëbuan nga viset e tyre në Medine, Amr ibn  Sa’dij  shkoi të  shohë ato vise  tashmë të braktisura  dhe të shkatërruara. Pasi  qëndroi pak  aty dhe  mendoi gjatë, u kthye në fisin e Beni Kurejdhates  të cilët i gjeti brenda në faltoren e tyre  (sinagogë). Ai  i fryu bririt dhe të gjithë u mbodhën. El Zubejr ibnul Beta  iu drejtua Amrit dhe itha: “O Ebu Seid! Ku  ke qenë sot që s’të kemi parë gjithë ditën? –  Amri  rrinte gjatë në sinagogë dhe dallohej si një adhurues i  përkushtuar  në fenë e jehudëve.  – Sot pashë disa pamje që më lanë mbresa dhe  prej të cilave duhet të nxjerrim mësime. Pashë që vëllezërit tanë u dëbuan nga viset e tyre  pas gjithë asj krenarie të hershme, nderi, fisnikërie dhe dijeje aq të spikatur.

Ata u  dëbuan dhe i lanë pasuritë dhe madhështinë e tyre të tjerëve. Ata u nxorën nga vendi i tyre të poshtëruar  dhe të përulur. E pra,  betohem në Teurat  se kjo kurrë nuk mund të ndodhë me një popull të cilin Zoti e ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Para kësaj edhe Ibnul Eshrefit  (jehudit  që e vranë  shokët e Muhamedit  a.s)  i ndodhi ajo  që i ndodhi mu në kështjellën e tij  dhe në vendin e sundimit të tij. Po kështu u  poshtërua edhe zotëria  i tyre  Ibnu Shejbete. Ai (Muhamedi) dëboi  edhe fisin  e Beni Kajnuka  të cilët  konsiderohen  si dijetarët më të mëdhenj  të jehudëve  dhe ishin  të mirë armatosur dhe të fortë. Ai i rrethoi  dhe çdo kush që nxorri kokën  jashtë  prej tyre  e  skllavëroi, por pasi u negociua  me të për ta, ua fali jetën, por, i dëboi nga Medina.

O  populli  im! Ju  keni parë  mjaft  nga këto që fola,  prandaj mu bindni  mua dhe ejani  të pasojmë Muhamedin.  Betohem në Allahun se  ju e dini  me siguri se ai është profet. Pikërisht  për të na foli dhe përgëzoi  Ibnu Hejban, Ebu Umejr dhe Ibnu Hau-uas, të cilët ju e dini që janë dijetarët më të mëdhenj të jehudëve. Ata u nisën për tek ne  nga Shami, faltorja e shenjtë (Bejtul makdes) për të pritur ardhjen e këtij profeti. Ata na urdhëruan që ta pasojmë  dhe ti bindemi atij  dhe na porositën  që ta përshëndesim atë me selam. Ata vdiqën në fenë e tyre dhe ne i varrosëm në tokat tona.

Të gjithë heshtën dhe askush nuk  foli  qoftë edhe një fjalë te vetme. Pastaj ai  foli njëlloj  si më sipër   dhe i frikësoi dhe  këcënoi  se edhe ata  do ti  presë  i njëjti  fat, lufta, vrasja, robërimi  ose dëbimi. Zubejr Ibnu Beta  foli e tha: Betohem në Teurat  se unë i kam  lexuar cilësitë e tij (Muhamedit a.s)  që iu shpallën Musait  të cilat  nuk gjenden  në këto që ne i kemi  shpikur së  fundmi ( e ka fjalën për Telmudin e libra të tjerë).

Kea’b ibnu Usejdi iu drejtua Zubejr ibn Betas dhe i tha:  “E çfarë të pengon ta pasosh atë o  Ebu Abdilah? Ai  tha: “Ti. – Po pse?  Teurati kurrë nuk të ka penguar  për ta pasuar atë. – ti je udhëheqësi  dhe drejtuesi ynë të cilit i kemi dhënë  besën  dhe i bindemi.  Nëse ti e pason atë edhe ne do ta pasojmë  dhe nëse e rrefuzon edhe ne e rrefuzojmë. Pastaj Amr ibnu Keab  u kthye  nga unë  dhe filloi të më tregojë bisedën  që ndodhi mes tyre  deri në pikën kur Keabi tha: Nuk kam çtë them tjetër veç asaj  që thashë. Unë kurrë nuk mund ta pranoj që të bëhem pasues i dikujt (sepse jam udhëheqës). [1]

Dhe është  pikërisht kjo  arsyeja që e pengoi  firaunin që të pranoi  Musain a.s. Ai  fillimisht kur i’u bë e qartë  e vërteta  dhe udhëzimi  gati e pranoi që të pasonte Musën a.s, por e pengoi  ndërhyrja e ministrit të tij Hamanit i  cili tha: “Nga një  Zot që  adhurohet do të kthehesh në një zot që adhuron dikë tjetër?! Atëherë  firauni tha: “Po, ke të drejtë.”, dhe e refuzoi besimin.

Ibnu Is’haku  ka përmendur se Abdullah ibnu Ebi  Bekri  që ka thënë: “ Më kanë treguar  për Safijen të bijën e Hujej ibni  Ahtabit  që ka thënë: “Unë  kam qenë  fëmija më i dashur  për babain tim dhe për xhaxhain tim Ebu Jasinin.  Kur profeti a.s  mbëriti në Medine  edhe ata shkuan që ta shohin.  Në darkë kur  u kthyen  dëgjova  xhaxhain tim ti thoshte babait: “A është pikërisht ai? – Tha: “Po”- A  arrin  ta dallosh  dhe të jesh  i sigurt për këtë? – Tha: Po – tha:  Çfarë  ndien në shpirt  për të? – Tha: Urrejtje, dhe armiqësi  për të, uall-llahi, sa të  jem gjallë.” 

Jehudët  janë një popull i ndëshkuar me zemërimin  e  Allahut  dhe ata janë të  njohur  për urrejtjen  dhe armiqësinë e tyre ndaj  profetëve të Zotit përgjatë  gjithë  historisë. Madje, sikurse na njofton Allahu i gjithdijshëm,  të parët  dhe dijetarët e tyre i patën  dhënë  mundim Musait a.s. Edhe ata që erdhën pas tyre janë kriminelë e vrasës profetësh. Kështu e  vranë  Zekerian dhe  djalin e tij Jahja.

Të shumtë janë profetët e vrarë  nga dora gjakatare   e tyre.  Madje  kanë arritur që në një ditë të vetme të vrasin 70 profetë dhe në fund të ditës dilnin në treg sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ata  planifikuan që edhe Mesihun  ta vrasin  dhe ta kryqëzojnë por Allahu i lartësuar e nderoi profetin e tij që ta poshtëronin këto krijesa të ulta. Ai hodhi shëmbëlltyrën e isait a.s  mbi  dikë tjetër të cilin e vranë  dhe e kryqëzuan.

Edhe vulën e profetëve, Muhamedin a.s, u përpoqën ta vrasin  shumë herë, por  ishte Allahu i lartësuar  që  e mbrojti  prej tyre. Për një popull me këto  cilësi  nuk është  shumë  të mendohet   se  zgjedh kufrin kundrejt  imanit  qoftë  edhe  për një shkak të vetëm  nga shkaqet e refuzimit që  kemi  përmendur, apo  për dy  apo për më shumë. Shih “Hidajetu Hijara.” të imam Ibnul kajim.