– ”Ata u përgjigjën: “Allahut i mbështetemi. O Zoti ynë! Mos na sprovo me popullin keqbërës!” – Duke treguar gatishmërinë dhe përkushtimin në zbatimin e kësaj porosie, ata thanë: “Allahut i mbështetemi. O Zoti ynë! Mos na sprovo me popullin keqbërës!” Kështu, pasi shprehën përkushtimin e plotë të tyre, iu lutën Zotit: “O Zot! Mos u jep atyre pushtet e forcë mbi ne, që të na sprovojnë në besimin tonë, ose të na mposhtin e poshtërojnë, e kështu të mendojnë se janë në të drejtën e të thonë: “Nëse ndjekësit e Musait do të ishin me të vërtetën, ata nuk do të mposhteshin nga ne.”