– ”Kur erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur!”. – Kur magjistarët u mblodhën dhe bashkuan në ditën e përballjes së madhe, Musai (a.s) u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”. Ai i sfidoi duke i ftuar të jepnin maksimumin e tyre, pa u kufizuar në asgjë. Ai e bëri këtë, sepse ishte i binduar për fitoren e premtuar nga Zoti i gjithësisë. Musain nuk e shqetësonte aspak se çfarë magjish të frikshme e të mëdha do të sillnin ata.