– ”Dhe Ne do të heqim prej zemrave të tyre çdo ndjenjë urrejtjeje e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit.” – Zemrat tuaja do të jenë të pastra dhe të qeta nga zilia, urrejtja dhe armiqësia. Ato do të jenë të kulluara e brenda tyre do të ketë vetëm dashuri. Allahu i Lartësuar thotë: “… e ata do të jenë si vëllezër në shtretër dhe përballë njëri-tjetrit.”
Kjo tregon se banorët e Xhenetit mblidhen dhe vizitojnë njëri-tjetrin. Ata do të kenë edukatë dhe etikë e lartë në sjelljen dhe raportet mes tyre. Ata do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, dhe jo me kurriz dhe të pavëmendshëm. Ata do të rrinë të mbështetur dhe të kënaqur, në shtretër të zbukuruar me shtroje të mëndafshta, të stolisur me diamantë dhe gurë të tjerë të çmuar.