– “E Afërta është afruar! Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut!” – Kijameti është afruar dhe shenjat pararendëse të tij janë shfaqur. Kur ajo ditë të vijë, askush nuk do të mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, që do të jetë shumë i ashpër. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon që të kërcënojë të gjithë ata që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s.) dhe refuzojnë Shpalljen që ai solli, Kur’anin e lavdishëm. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: