Pasi përshkroi se çfarë ndëshkimi të ashpër ka përgatitur për pasuesit e Iblisit, Allahu i Lartësuar përshkruan se çfarë mirësish ka përgatitur për adhuruesit e Tij të dashur:
– ”Ndërsa të devotshmit do të jenë në kopshte, mes burimeve.” – Ata nuk do të lodhen dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. Ata janë të devotshmit, të cilët ruhen dhe nuk i binden shejtanit të mallkuar për të bërë gjynahe. Ata do të jenë në kopshte dhe mes burimeve.
Këto kopshte janë zbukuruar me të gjitha llojet e pemëve dhe të bimësisë, me fruta të këndshme, të cilat i gjen në çdo kohë dhe pandërprerë. Në çastet e bukura kur të hynë në Xhenet, atyre do t’u thuhet: