– ”Ai (iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë.” – Unë do t’ua zbukuroj në sytë dhe zemrat e tyre këtë botë, duke i bërë që t’i japin përparësi asaj mbi ahiretin. Kështu, ata do të nënshtrohen dhe do të pëlqejnë poshtërsitë. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë e thjeshtë që: t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Do t’i pengoj dhe devijoj ata nga rruga e drejtë.