Select Page

– ”Kështu, të gjithë melekët së bashku u përkulën në sexhde, …” – Allahu i Madhëruar e përforcon këtë informacion me dy elementë gjuhësorë: “të gjithë” dhe “së bashku“, për të treguar se asnjë melek nuk kundërshtoi. Me këtë veprim, ata treguan respekt për urdhrin e Zotit të tyre dhe nderim për Ademin (a.s), i cili kishte një dituri, që ata nuk e kishin.