Select Page

– “I Lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i çfarë gjendet ndërmjet tyre!” – U madhëroftë dhe u lartësoftë Allahu, u shtofshin begatitë dhe mirësitë e Tij, u lavdëroftë për cilësitë e Tij, për pushtetin e Tij dhe mbretërimin e Tij! Jo më kot sundimi i Tij gjithëpërfshirës mbi qiejt, Tokën e gjithçka mes tyre përmendet bashkë me faktin se Allahu është i Ditur për gjithçka. Madje, Allahu i Madhëruar është i vetmi që ka dituri mbi shumë çështje, për të cilat nuk di askush tjetër, qofshin profetë apo melekë, si për shembull:

“Vetëm Ai e di çastin e Kijametit …” – Dituria për çastin e Kijametit i takon vetëm Zotit. Askush tjetër nuk e di se kur do të ndodhë Kijameti. Tregues i mbretërimit dhe i pushtetit të Tij absolut është edhe fakti se Ai është Sunduesi i dynjasë dhe ahiretit, prandaj thuhet më pas:

“… dhe tek Ai do të ktheheni.” – Kur të ktheheni tek Ai, në ahiret, Ai do të japë gjykimin e Tij të drejtë për veprat tuaja. Tregues i pushtetit dhe i sundimit të plotë të Allahut është edhe fakti se askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë çështje të caktuar, madje edhe për të ndërmjetësuar tek Ai nevojitet patjetër leja e Tij, të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron. I Plotpushtetshmi dhe Sunduesi i vetëm i dynjasë dhe i ahiretit thotë: