Select Page

– “A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre?” – Me paditurinë dhe padrejtësinë që i karakterizon, ata mendojnë se Allahu nuk i di dhe nuk i dëgjon gjërat që i mbajnë fshehur në zemrat e tyre ose që i bisedojnë fshehtas mes njëri-tjetrit. Për këtë arsye, ata mendojnë se nuk do të merren në përgjegjësi dhe nuk do të ndëshkohen për gjërat që i thonë dhe i bëjnë fshehtas. Por Allahu i Madhëruar ua kthen përgjigjen, kur thotë:

– “Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato.” – Allahu i di imtësisht të fshehtat e tyre dhe bisedat sekrete që zhvillojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa melekët e Allahut, të cilët Ai i ka ngarkuar për regjistrimin e veprave të tyre, shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë e veprim të robërve . Ato mbahen shënim e ruhen të pandryshuara deri kur të dalin para Zotit, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ata do të gjejnë gjithçka që kanë bërë në dynja, për të cilat do të japin llogari. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt.