– “A mos presin gjë tjetër ata, përveçse t’u vijë Ora befas dhe pa e ndier?!” – Kuptimi: Çfarë presin mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit? Vallë, mos presin t’i zërë Kijameti befas, pa e ndier? Por kur të vijë ajo ditë, mos pyet për tmerrin që i pret mjeranët, të cilët e mohojnë vërtetësinë e saj.