– “Çdo gjë që bënë ata gjendet e shënuar. Çdo vepër, qoftë e vogël a e madhe, është e shënuar në rreshta.” – Çdo gjë që ata kanë vepruar është e shkruar në rreshta, në librin e përcaktimit të Zotit. Çështja e caktimit të Zotit përmblidhet në këtë mënyrë: Allahu është i Gjithëditur. Ai di gjithçka që ndodh e që do të ndodhë. Çdo gjë që Allahu e kishte në diturinë e Tij të plotë e shkroi në Leuhi Mahfudh.
Çdo gjë që Ai e dëshiroi të ishte, është, dhe atë që Ai nuk e dëshiroi të ishte, nuk është. Çfarë i ndodh njeriut, kurrë nuk mund të mos i ndodhte, dhe ajo që nuk i ndodh, kurrë nuk do të mund t’i ndodhte.