Select Page

– “Por, Zoti i Tij e bëri atë prej të zgjedhurve, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.” – Allahu e zgjodhi dhe e dalloi Ademin me besim, prandaj ia lehtësoi pendimin. Ai ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë. Pas pendimit, Ademi u bë më i mirë sesa ishte në fillim, ndërsa intriga e armikut të tij, Shejtanit të mallkuar, u shkatërrua. Allahu e plotësoi mirësinë e Tij mbi Ademin dhe pasardhësit e Tij.

Kështu, të gjithë pasardhësit e Ademit duhet që gjithmonë të kthehen te Zoti i tyre sa herë që gabojnë. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm e vigjilent kundër këtij armiku të përbetuar, që u rri gjithmonë në pritë, natën dhe ditën, sikurse thotë i Madhëruari: “O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë Shejtani, sikurse bëri me prindërit tuaj, që i nxori nga Xheneti, duke i zhveshur, për t’u nxjerrë në shesh lakuriqësinë. Ai dhe skota e tij ju sheh ju, ndërsa ju nuk mund t’i shihni ata. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.” [Araf 27].