Select Page

– “Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?” – Shejtani i mallkuar i tundoi duke i mashtruar rreth asaj peme. Ai u tha se ajo ishte një pemë që, po të haje prej saj, do të bëheshe i përhershëm në Xhenet. Gjithashtu, prej saj do të fitoje pushtet të përjetshëm dhe pasuri pa fund. Kështu, Shejtani iu paraqit si një këshillues, duke përzgjedhur fjalët mashtruese për Ademin. Si përfundim, burrë e grua hëngrën nga pema. Menjëherë iu zbuluan vendet e turpshme dhe iu doli në pah gjynahu që kishin bërë.