Select Page

– “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)!  Ky është një qortim i rëndë për krishterët që thonë se Allahu është trini. Kështu, kur Allahu i Madhëruar ta pyesë Isain (a.s)për atë qëndrim të të krishterëve, Isai do të distancohet prej tyre, duke thënë: “Subhaneke!” – i Pastër, i Lartësuar dhe larg çdo mangësie që trillojnë rreth Teje je Ti, o Zoti im!

– “Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. – Kuptimi: Nuk më takon mua dhe as është prej cilësive të mia që të them gjëra të tilla. Asnjë lloj krijese, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet. Të gjithë, pa përjashtim, janë rob të nënshtruar të Allahut, janë krijesa të varfra e të pafuqishme.

– “Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. – Kuptimi: Ti, o Zoti im, je më i dituri për ato që unë thashë. Ti di çdo të fshehtë. E tillë ishte edukata dhe mënyra e të folurit të Mesihut (a.s)me Zotin e tij. Kur u pyet, ai nuk tha thjesht: “Jo, unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, por zgjodhi tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe.

Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i ndihmuar prej Tij të thoshte fjalë të tilla të pahijshme. Dituria e plotë, për të dukshmet dhe për të fshehtat, i takon të Gjithëditurit, Allahut të Madhëruar. Pastaj Isai (a.s)tregon se për çfarë i urdhëroi bijtë e Israilit: