Select Page

– “Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët.” – Pra, le të dëshmojnë dy burra nga të afërmit e të ndjerit, sa më të afërt të jetë e mundur. Ata duhet të betohen se dëshmia e tyre është më e vërtetë dhe më parësore të pranohet. Duhet të betohen, gjithashtu, se dy të parët kanë gënjyer dhe se dëshmia e tyre është më e pranueshme. Ata duhet të thonë se, nëse gënjejnë, atëherë qofshin prej zullumqarëve. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e kësaj dëshmie nga të afërmit e të ndjerit, nëse dy dëshmitarët e parë kanë gënjyer. Ai thotë: